Blerim Shera i Partisë Socialiste është fituesi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Vorë. Rezultati u bë publik nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili në një deklaratë për mediat tha se Shera ka marrë 7530 vota.
Nga numërimi elektronik rezultoi se i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana me 2598 vota dhe në vendin e tretë kandidati i PD Ymer Marka me 687 vota.
Këto janë rezultatet:
Blerim Shera i PS 7530 vota ose 69.7%.
Lulzim Vrana i “Shtepise se Lirise” 2598 vota ose 24%.
Ymer Marka i PD 687 vota ose 6.3%./FolDrejt/