Pikat e papërfunduara nga Seancat plenare të mbajtura më 23 dhjetor 2022, 22 shkurt dhe 2 mars 2023, ishin paraparë të shqyrtoheshin sot në Kuvendin e Kosovës, por për shkak se parlamenti ka mbetur gjysmë i zbrazur, ato kanë mbetur të pashqyrtuara, shkruan Fol Drejt.
Nga krerët e grupeve parlamentare të partive opozitare u tha se nuk kishte arsye më të vazhdohej puna në kuvend, meqë nuk mjaftonte, sipas tyre, as numri i deputetëve për ta formuar kuorumin.
Ndër pikat e parapara për shqyrtim, ishin edhe shqyrtimi i një vargu projektligjesh dhe i disa raporteve të disa institucioneve publike.
Aktualisht në sallë kanë mbetur shumë pak deputetë, kryesisht të Vetëvendosjes dhe nuk dihet nëse seanca do të vijojë apo jo./FolDrejt/