Partitë pro Kremlinit në Moldavi kanë bërë thirrje që presidentja të japë dorëheqjen në një protestë jashtë parlamentit në Kishinau, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet besojnë se planet e destabilizimit rus përfshijnë protesta masive, të dyshuara të organizuara nga oligarkët e arratisur Ilan Shor dhe Vlad Plahotniuc.
Presidentja Maia Sandu këtë fundjavë i ka bërë presion BE-së që këtë fundjavë ta përfshijë vendin në arkitekturën e sigurisë evropiane.
“Duke parë atë që Rusia i bën Ukrainës sot, është e qartë se neutraliteti nuk mund të na mbrojë. Neutraliteti mund të mbrohet vetëm kur vendet e tjera e respektojnë atë,” tha zonja Sandu në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ajo theksoi se ndërsa Moldavia është “mirënjohëse ndaj NATO-s” për partneritetin, vendi ka nevojë për projekte që mund të forcojnë menjëherë mbrojtjen e saj.
Zonja Sandu ka thënë më parë se ajo ka frikë se protestat janë pjesë e një plani të udhëhequr nga Rusia për të orkestruar një grusht shteti që do të përfshinte marrjen e pengjeve dhe sulmin ndaj ndërtesave qeveritare./FolDrejt/