Qindra, mijëra qytetarë janë duke protestuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa procesi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Fol Drejt.
Pankartat të cilat ata i mbajnë në duar, kërkojnë lirimin e ish krerëve të UÇK-së, të cilët në fjalën e tyre të parë, mohuan aktakuzat.
“UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Mos ma gjyko lirinë” etj, janë disa prej parullave të cilët ata i mbajnë në duar.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.
Siç e dini, ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./FolDrejt/