Zjarri i cili shpërtheu më 12 korrik në Gironde në jug të Francës, është vënë nën kontroll.
Mediat lokale njoftuan se pas 12 ditësh stuhia e zjarrit u vu nën kontroll dhe u pengua shtrirja e flakëve në La Teste-De-Buch në po këtë zonë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyra e guvernatorit njoftoi se personat e evakuuar mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Rreth 20.800 hektarë sipërfaqe të gjelbër janë djegur, nga të cilat 13.800 në Landiras dhe rreth 7.000 në La Teste-De-Buch.
Ekipet po përpiqen të shuajnë zjarret në zonat ku një gjë të tillë lejojnë kushtet atmosferike.
Tymi dhe aroma e hirit arrin deri në Paris ndërkaq shumë turistë kanë anuluar vizitat në këto zona./FolDrejt/