Dymbëdhjetë vite pas zhdukjes në Kaliforni, qeni përsëri i kthehet pronarëve. Zoey u hodh nga një automjet në një fermë pranë Stockton, kurse personi që e gjeti telefonoi policinë duke thënë se dukej e vjetër dhe e sëmurë.
Një punonjës i shërbimit për kafshët skanoi mikroçipin e qenit dhe zbuloi se ishte zhdukur në vitin 2010.
“Definitivisht nuk prisja të ndodhte kurrë diçka e tillë, kështu që jam vërtet e emocionuar”, tha pronarja e Zoey, Michelle, sipas BBC, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zoey prej vitesh llogaritej si e zhdukur, kurse kompania që kishte regjistruar mikroçipin, nga viti 2015 e kishte futur në listën e qeneve të ngordhur.
Polici Brandon Levin, i cili skanoi Zoey, gjeti të dhënat e kontaktit të pronares së saj nga kompania e çipave dhe zbuloi se ajo ende kishte numrin e njëjtë të celularit.
Qeni u gjet rreth 100 kilometra në vendin ku u zhduk në vitin 2010, pranë një shtëpie në Lafayette.
“Zoey dhe motrën e saj i përvetësuam kur ishin gjashtë muajshe, dhe me ne qëndruan për aq kohë. Shkuam në dyqan dhe u vonuam 20 minuta, por kur u kthyem ajo nuk ishte aty. Jam e lumtur që ajo është përsëri me ne, duam që ajo të shërohet dhe të jetojë pjesën e saj të jetës që i ka mbetur”, tha Michelle.