Starbucks me bazë në Seattle ka 130 kafeteri në pronësi dhe operim të plotë në pronësi ruse në Alshaya Group, e cila punëson rreth 2000 njerëz në vend, raporton Reuters.
Starbucks Corporation njoftoi sot se do të largohet nga tregu rus, ku është prezente prej gati 15 vitesh, duke e bashkuar kështu këtë zinxhir kafeteriesh me markat e tjera perëndimore, si McDonald’s, që po largohen nga Rusia, transmeton Fol Drejt.
Ju kujtojmë se McDonald’s njoftoi javën e kaluar se po ia shiste restorantet e tij në Rusi të licencuarit vendas Alexander Govor, i cili do ta regjistrojë kompaninë me një emër tjetër, por do të mbajë markën ekzistuese./FolDrejt/