Sot, 1 euro është e barabartë me 1 dollar amerikan.
Kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërsa eksportet evropiane bëhen menjëherë më të lira në tregjet ndërkombëtare.
Nga kjo perspektivë, euro ka përjetuar një humbje dramatike të vlerës që nga fillimi i shkurtit, kur ishte mbi 1.13 dollarë.
Rënia u përshpejtua javët e fundit pasi u përhap frika se Rusia, ofruesi kryesor i energjisë i BE-së, do të ndërpresë plotësisht rrjedhat e gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore.
Të gjithë sytë do të jenë te euro për të parë nëse ajo përfundon duke rënë nën dollarin amerikan. Hera e fundit që ndodhi kjo ishte në nëntor 2002, kur euro vlente 0,99 dollarë. /FolDrejt/