Kryeministri vendit Edi Rama në një intervistë ekskluzive për të dërguarin e Top Channel në Moskë Muhamed Veliu, është shprehur se si kreu i OSBE për këtë vit, do të punojë drejt zgjidhjes së konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, nën petkun e shefit të OSBE-së ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov, ku duke folur rreth këtij takimi Rama është shprehur se me të temë diskutimi do të jetë pikërisht konflikti për Krimenë.
Në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, gazetari Muhamed Veliu raportoi live nga Sheshi i Kuq për vizitën e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo është një vizitë historike”, tha gazetari Muhamed Veliu “pasi vjen pas 25 vitesh, paçka se kjo vizitë e ka sjellë Ramën në kapacitetet e kreut të OSBE-së”, raporton Top Channel.