Remzije Lezit, mësuese e matematikës, i është pamundësuar kundërligjshëm ushtrimi i profesionit, shkaku i vendimit të cilin ajo e ka marr për t’u mbuluar me shami, shkruan Fol Drejt.
Të paktën kështu ka thënë Avokati Muhamet Mujaj, i cili këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për Shkollën “Flamuri i Arbrit” në fshatin Reshan të Suharekës.
Për këtë kanë reaguar edhe juristi Durim Berisha. Ky i fundit, bashkë me Liridon Kurtin, organizuan kampanjën që bënte thirrje për largimin e udhëzimit administrativ Nr. 06/2014, i cili, sipas tyre është antikushtetues dhe diskriminues.
Fol Drejt ende nuk ka arritur ta kontaktojë mësuesen dhe drejtorinë e shkollës, për t’i kuptuar detajet e këtij rasti./FolDrejt/