Analizë
Pas 30 vjetësh në pushtet, mund të ndodhë që qeveria e ardhshme e Malit të Zi të udhëhiqet nga opozita, që në shumicë është pro-ruse dhe pro-serbe. Kjo ka ngjallur edhe frikën e re të dominimit serb në Malin e Zi, pavarësisht se asnjëra parti në zgjedhje nuk hodhi idenë e bashkimit të Malit të Zi me Serbinë.
Partia e Milo Gjukanoviqit PSD, mbetet akoma partia e parë, por ka humbur pesë mandate. Tashmë ajo ka 30 deputetë nga parlamenti me 81 deputetë. Koalicioni opozitar “Për të ardhmene Malit të Zi” ka fituar 27 deputetë, kjo falë edhe futjes në fushatë të Kishës Ortodokse, që bëri fushatë kundër Gjukanoviqit.
Dy koalicionet tjera “Paqja është kombi ynë” dhe URA e shqiptarit Dritan Abazovic, kanë fituar 12 dhe 5 përqind të votave, por që kanë hedhur poshtë çdo mundësi koalicionimi me “autokratin e korruptuar Gjukanoviq”.
Kjo hedh në lojë mundësinë e çuarjes në opozitë të Gjukanoviqit, kurse shqiptarët e boshnjakët edhepse zgjedhin “autokratin perëndimor” kundër “reformistëve lindorë”, janë të vegjël në numra për të qenë faktorë.
Tashmë e ardhmja e Malit të Zi është mes një partie të udhëhequr prej kohësh nga një lider si njihet autokrat dhe i korruptuar dhe forcave të errta që kërkojnë afrimin me Serbinë dhe Rusinë./Foldrejt.com