Mbreti i Kamboxhias, Norodom Sihamoni, miratoi sot me dekret emërimin e djalit të madh të kryeministrit Hun Sen, Hun Manet, si kryeministër të ri, duke konfirmuar kështu zëvendësimin e kryeministrit në atë vend pas 38 vitesh.
Dekreti mbretëror që konfirmon shkarkimin e kryeministrit është publikuar në kanalin Telegram të kryeministrit aktual Hun Sen, dhe konfirmon se Sen do të zëvendësohet nga djali i tij Hun Manet, i cili u shkollua në SHBA dhe Britani, ku mori një master dhe doktoraturë në shkencat ekonomike, raporton Reuters.
Hun Sen, megjithatë, do të mbajë poste të rëndësishme në legjislaturë dhe partinë në pushtet.