Thuajse çdo natë e kaluan bashkë çifti pensionist. Tani ata duhet të ndahen ligjërisht, pasi 90 vjeçari duhet të shkojë në Shtëpinë e Pleqve ku do duhet të trajtohet edhe nga mjekët, shkruan Heute.at për një ngjarje në Austri.
65 vjet ata kanë jetuar të martuar dhe kanë fjetur sëbashku. Tani 90 vjeçari i plotëson kushtet për në Shtëpinë e Pleqve, ku ka edhe një vend të lirë, kurse kjo nuk vlen për bashkëshorten e tij 88 vjeçare.
“Për të shkuar atje nëna ime duhet të jetë rangu i kujdesit 3, kurse momentalisht ajo ka rangun 2,” thotë vajza Eva Winter.
Tashmë çifti duhet të ndahet ligjërisht, kurse krahas me këtë do thyhet edhe zemra e 90 vjeçarit që duhet të kalojë një pjesë të jetës pa bashkëshorten e jetës./Foldrejt.com