Pas 71 vitesh mes Türkiye-s (Turqisë) dhe Izraelit do të nënshkruhet marrëveshje në fushën e aviacionit.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Kryeministrisë izraelite thuhet se sot do të nënshkruhet marrëveshje e re dypalëshe e aviacionit, e cila do të forcojë marrëdhëniet për herë të parë që nga viti 1951 dhe do t’u mundësojë kompanive ajrore izraelite të rifillojnë fluturimet drejt Türkiye-s, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se vendimi i marrëveshjes ka ardhur pas “bisedimeve ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil izraelit dhe institucioneve turke dhe takimit të ministres së Transportit, Merav Michaeli me homologun e tij turk disa muaj më parë”.
Sipas kësaj në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve do të rifillojnë fluturimet e kompanive turke drejt Izraelit si dhe fluturimet e kompanive izraelite drejt destinacioneve të ndryshme në Türkiye-s.
“Marrëdhëniet e aviacionit janë mjet strategjik për zhvillimin ekonomik të Izraelit dhe ruajtjen e pozicionit rajonal të Izraelit”, tha Michaeli./FolDrejt/