Google i la njerëzit në errësirë në lidhje me adoptimin e Android Pie prej mese një gjysmë viti por më në fund ka vendosur të japë të dhëna.
Android Pie po bën më mirë sesa paraardhësit. Sipas statistikave të publikuara nga Google, 10.4% e përdoruesve aktivë ishin në Pie pas tetë muajsh nga debutimi.
Mund të mos u duket shumë por ju deshën 10 muaj Oreo që të arrinte 10% të përdoruesve. Megjithatë ky mbetet sistemi operativ më popullor me 28.3% të përdoruesve dhe u rrit me 7% tre mujorin e kaluar ndërsa Nougat ra me 10 pikë përqindjeje në 19.2%.
Shumica e përdoruesve të versioneve të vjetra kanë filluar të largohen prej tyre megjithatë KitKat ende ka 6.9% të përdoruesve gjashtë vite nga debutimi.
Por mos prisni statistika të shpeshta nga Google. Gjiganti i kërkimi është distancuar nga zakoni i vjetër i publikimit të statistikave mujore në favor të statistikave për çdo tre mujor.
Kjo qasje pritet të japë më shumë qartësi se cili version Android po rritet dhe cila po vuan.