Në orët e mbrëmjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, e paraparë të mbahej nesër.
Anulimi i kësaj mbledhjeje vjen si rezultat i zhvillimeve në veri të Kosovës dhe sidomos tensioneve të vendit në raport me bashkësinë ndërkombëtare.
Pas këtij anulimi nuk ka munguar edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Krasniqi e ka cilësuar si këtë situatë si alarmante.
“ALARMUESE!
Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, është shprehur Krasniqi në Facebook./FolDrejt/