Petar Petkoviq, që mban pozitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka telefonuar Miroslav Lajçakun, të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Siç njofton Tanjug, kjo telefonatë vjen pas arrestimit të një ish-polici serb në pikën kufitare të Jarinjes, transmeton Fol Drejt.
“Kurti po bën hakmarrje brutale dhe frikësim. Ai është duke u hakmarrë për largimin nga institucionet në veri, përfshirë policinë”, është shprehur Petkoviq./FolDrejt/