Manchester City vazhdon të udhëheqë Premier Leaguen me një pikë më shumë se Liverpool, rezultat që nuk ndryshoi edhe pas përballjes mes tyre ditën e djeshme, pasi dueli në “Etihad” përfundoi në barazim 2-2 mes dy ekipeve.
Pas ndeshjes trajneri i Manchetser Cityt, Pep Guardiola u shpreh se ishte një nga sfidat më të luftuara në kampionat.
“E patë vetë, përballë kundër një ekipi të tillë është e pamundur të bësh më shumë. Duhet t’i luash ndeshje të tilla. Jemi ende në krye të tabelës, por e kemi atë ndjenjën që humbëm një mundësi për ta vulosur. Gjithsesi kanë mbetur edhe shumë ndeshje”.
“Normalisht trajner je edhe për këtë lloj ndeshjesh, ndaj një ekip me sulmuesi shumë të fortë që janë të jashtëzakonshëm. Ne patëm guxim dhe krijuam shanse, veçanërisht në minutën e fundit… U mbrojtëm jashtëzakonisht mirë dhe krijuam disa raste. Le të shohim përpara”.
“Rastet e humbura? Nuk kam asnjë peng. Ata mund të humbasin çfarë të duan. Ishte pozitive. Është futboll dhe mund të ndodhë. Do të pushojmë pak dhe do të përgatitemi për Champions League”, do të shprehej Guardiola./abcnews.al