Le10Sport ka raportuar se PSG ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silvan në verën e ardhshme.
Reprezentuesi portugez ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi pasi ai është në kërkim të një sfide të re dhe mund të bëhet një objektiv i madh transferimi për parisienët.
Edhe pse skuadra e Christophe Galtier mund të ketë konkurrencë të fortë nga Barcelona, përsëri pritet të synojë ta transferojë atë, transmeton Fol Drejt.