Juventusi vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, teksa synimi kryesorë është një mbrojtës për të përforcuar prapavijën, pika më e dobët e “Zonjës së Vjetër” në sezonin e kaluar.
Drejtuesit e bardhezinjve kërkojnë një dyshe ëndrrash në qendrën e mbrojtjes, pasi kërkojnë një partner për Matthijs de Ligt, dhe i përzgjedhuri është lojtari i Napolit.
Bëhet fjalë për kalido Koulibaly, i cili nuk ka rinovuar kontratën me napolitanët dhe pritet të largohet nga skuadra blu.
Mediat italiane zbulojnë edhe planin e “Zonjës” për të mbërritur te Koulibaly.
36 herë kampionët e Italisë duan të përfshijnë Federico Gatti në operacionin e transferimit të lojtarit të Napolit në Torino. 23-vjeçari italian, i cili debutoi pak ditë më parë me kombëtaren italiane, luan si qendërmbrojtës.
Gatti do t’i propozohet Napolit me synimin për të ulur kostën e kalimit te Koulibaly nën urdhrat e Max Allegrit, por gjetja e një marrëveshjeje me De Laurentiis nuk është një mision i thjeshtë.