Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar projektligjin për kontrollin e armëve,
me 65 vota kundër 33 kundër.
Kjo vie pas të shtënave masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që lanë të vdekur 31 persona, shkruan BBCnews, transmeton Fol Drejt.
Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë në ligj.
Në një deklaratë të lëshuar pas votimit, presidenti u bëri thirrje anëtarëve të Dhomës që “të votojnë menjëherë këtë projekt-ligj dypartiak dhe ta dërgojnë atë në tryezën time”.
“Sonte, pas 28 vitesh mosveprimi, anëtarët dypartiakë të Kongresit u mblodhën për të dëgjuar thirrjen e familjeve në të gjithë vendin dhe miratuan legjislacionin për të trajtuar plagën e dhunës me armë në komunitetet tona”, tha zoti Biden./FolDrejt/