Manchester United u tërhoq nga transferimi i sulmuesit Marko Arnautovic, për të cilin Bologna refuzoi menjëherë 9 milionë euro.
Edhe tifozët e “Djajve të kuq” ishin kundër afrimit të sulmuesit 33-vjeçar të Austrisë, për shkak të sjelljes së tij.
Tashmë Manchester United ka një pistë tjetër për sulmin. Ata duan të blejnë nga Atletico Madrid sulmuesin Alvaro Morata. /abcnews.al/