Pas ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës ku dyshohet se u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, disa aktivistë kanë thirrur një protestë për të kundërshtuar abuzimin e grave dhe fëmijëve.
Protesta mbahet nesër me fillim prej orës 12:00 tek Teatri Kombëtar.
Ish-Miss Kosova Diellza Kolgeci, fton qytetarët që të marrin sa më shumë pjesë.
Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona.
Dy prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.