Dorëheqja e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjtes të Kosovës e ka bërë edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott të reagojë, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Twitter, Abbott ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me lajmin e dorëheqjes, derisa ka shprehur mirënjohjen ndaj kontributit të Mehajt.
“Më vjen keq kur dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhënien 🇬🇧-🇽🇰 në mbrojtje gjatë 2 e gjysmë viteve të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen.”, ka thënë Abbott.
I am sorry to hear that Armend Mehaj has resigned as Defence Minister. I am grateful for his positive contribution to the 🇬🇧-🇽🇰 defence relationship over the last 2 ½ years and wish him well for the future.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) August 8, 2023