Parlamenti i Shri Lankës do të mblidhet përsëri më 15 korrik dhe një president i ri do të zgjidhet më 20 korrik, tha të hënën kryetari i parlamentit.
Ndërsa, presidenti Gotabaya Rajapaksa planifikon të japë dorëheqjen të mërkurën mes një krize shkatërruese ekonomike.
“Nominimet për presidentin e ardhshëm do të paraqiten në parlament më 19 korrik. Më 20 korrik parlamenti do të votojë për të zgjedhur një president të ri”, tha kryetarja Mahinda Yapa Abeywardena.
“Gjatë takimit të liderëve të partive të mbajtur sot, u ra dakord se kjo ishte thelbësore për të siguruar një qeveri të re gjithëpartiake në përputhje me Kushtetutën dhe për të çuar përpara shërbimet thelbësore”, shtoi ajo.
Kujtojmë që, mijëra protestues në qytetin Colombo të Sri Lankës kanë sulmuar rezidencën e Presidentit, Gotabaya Rajapaksa dhe kanë pushtuar zyrat e tij administrative mes thirrjeve në rritje që ai të japë dorëheqjen.
Të paktën 20 persona, përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe u shtruan në spital në protestat e së shtunës.
Shri Lanka po vazhdon të luftojë mes një krize shkatërruese në të cilën ekonomia është rrënuar plotësisht dhe qeveria nuk është në gjendje të përballojë të importojë ushqime, karburant dhe ilaçe./21Media