Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Pas kësaj ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksand Vuçiq, ka thënë se ka pasur presione që nga dita e parë kur Vulin u bë në krye të BIA-s dhe se ai asnjëherë nuk kishte ka punuar për dikë tjetër përveç Serbisë.
“Thjesht nuk më takon mua ta komentoj këtë. Vulin është edhe një mik i imi me të cilin kam kaluar shumë kohë, e kuptoj edhe reagimin e tij, por nuk i ka rënë koka apo diçka e tillë. Ka pasur presione nga fillimi kur është emëruar në atë pozitë, që nga dita e parë dhe ka qenë e paqartë. Kjo është pikërisht ajo që Vulin deklaroi në letrën e tij, shtoi presidenti. Sigurisht, ai e di shumë mirë se si lëviz dhe cilat ishin pasojat apo cilat mund të jenë pasojat më tej. Nuk mund të vazhdoj të komentoj, sepse tani e ka pak më të lehtë se unë, ndërsa unë nuk mund të vazhdoj të komentoni për të gjitha, për arsyen e thjeshtë se jam President i Republikës, por edhe sepse jam i detyruar të mbaj sekrete dhe nuk mund të flas për çështje të tilla”, shtoi presidenti serb.
Më 11 korrik, Vulin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane.
Sipas Thesarit, Vullin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.