Menaxheri i përgjithshëm aktual i Bayernit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, u shkarkuan menjëherë pasi fituan titullin e 11-të radhazi të ligës gjermane, njoftoi klubi i Bayern Munich-ut.
Khan do ta pasojë zëvendësdrejtori aktual Jan Kristijan Dresen, ndërsa pasardhësi i Salihamixhiqit ende është duke u vendosur.
Më herët gjatë ditës së sotme, Bayern fitoi titullin me fitoren 2:1 në Këln, por në radhë të parë shkak ishte barazimi i Borussia Dortmundit nga Mainzi me rezultat 2:2, transmeton Fol Drejt.