Aktualisht para ndërtesës së Kuvendit ende po vazhdon protesta e veteranëve të Kosovës.
Ndërkohë, kësaj proteste i është bashkuar edhe deputetja Time Kadriaj, përcjell Fol Drejt.
Pas deklaratës së saj në Kuvend drejtuar kryeministrit Kurti, të cilin e konsideron si shkakun kryesor të protestës dhe pakënaqësisë së veteranëve, deputetja Time Kadriaj është parë t’u bashkohet veteranëve në protestë./FolDrejt/