Pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron iu drejtua banorëve të Francës mbrëmjen e së hënës, trazira të mëdha shpërthyen në rrugët e kryeqytetit, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Emmanuel Macron tha se reforma u miratua në përputhje me atë që ishte parashikuar në Kushtetutën tonë dhe kjo reformë ishte e nevojshme.
Presidenti sugjeroi që vëmendja tani duhet t’i drejtohet reformave të reja që do të përmirësojnë kushtet e punës dhe pagat. Megjithatë, ajo hasi në një reagim negativ nga publiku.
“Unë nuk dua të bëj pazare dhe të them, nëse nuk doni domate, do t’ju jap tranguj. Po flasim për dy vjet të jetës suaj,” tha Sophie Binet, kryesuesja e Konfederatës së Përgjithshme të Punës, që është sindikata e dytë më e madhe e vendit.
Ajo tha se nuk kishte ndërmend të fliste me Macron për asgjë përveç pensioneve.
Banorët e Parisit e përshëndetën fjalimin e Macron duke përplasur tenxheret e tyre dhe pas fjalimit të tij, mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke i vënë zjarrin kontejnerëve të plehrave të përdorura për të bërë barrikada.
Në një moment, ka pasur një shpërthim dhe demonstruesit më radikalë janë përplasur me policinë, e cila ka hedhur gaz lotsjellës. /FolDrejt/