Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin foli në një konferencë shtypi për atë që tha Vladimir Putin.
Kina bëri thirrje sot për një “armëpushim përmes dialogut” në konfliktin në Ukrainë , pas një fjalimi të presidentit rus Vladimir Putin, i cili njoftoi një mobilizim të pjesshëm, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Ne u bëjmë thirrje palëve të zbatojnë një armëpushim përmes dialogut dhe konsultimit dhe të gjejnë një zgjidhje që adreson shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin gjatë një konference për shtyp./FolDrejt/