Duket se dita-ditës rritet mllefi kundrejt shtetit kinez, i cili, akuzohet se ka fshehur shifrat e vdekjeve nga Kovid19, që tashmë ka kapluar gjithë botën, informon foldrejt.com.
Pas Gjermanisë, që kërkonte 149 miliardë dollarë dëmshpërblim, është shteti i Misurit amerikan që ka paditur qeverinë kineze.
“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të virusit Covid-19, blloki dhe heshti kundërshtarët si dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”- tha Prokurori i Përgjithshëm i Missouri-t, Eric Schmitt. “Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”- vijoi më tej prokurori.
Me anë të padisë kërkohet dëmshpërblim për jetët e humbura, vuajtjet njerëzore dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtet.
Kina ka mohuar forcërisht keqtrajtimin e krizës. Ndërsa zyrtarët e Missouri-t e quajtën padinë “historike”, vëzhguesit thonë se do të përballen me pengesa të rëndësishme ligjore dhe procedurale pasi ligji amerikan u jep qeverive të huaja imunitet nga veprime të tilla.