Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i dha fund grevës së urisë disa javore. Njoftimi erdhi pak ditë pasi 44-vjeçari u transferua në spitalin e një burgu, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
“Unë nuk tërheq kërkesën që të trajtohem nga mjeku im, ndërsa po humbas fuqinë në duar dhe këmbë”, shkruan Navalni në një postim në profilin e tij në Instagram.
Dalja nga greva e urisë do të jetë graduale, teksa ekspertët shëndetësorë theksuan se atij do t’i duhen 24 ditë që të rikuperohet plotësisht. Navalni falenderoi “njerëzit e mirë” në Rusi dhe në të gjithë botën për mbështetjen që i dhanë.
Ndërkohë, një video, për të cilën mediat shkruajnë se është lëshuar me miratim zyrtar, Navalny duket teksa kryen ushtrime fizike në ambientet e burgut. Megjithatë, është e paqartë se kur janë filmuar pamjet. Ai është kritiku më i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin e akuzon se urdhëroi sulmin me agjent nervor Novichok vitin e kaluar.