Në kantonin zviceran Appenzell Ausserrhoden ka një numër të lartë të infektuarish me Covid19. Sebep për këtë rekord negativ është një ceremoni dasmore me mbi 200 pjesëmarrës, shkruan Luzerner Zeitung, përcjell foldrejt.com. Një dasmor ka marrë pjesë, duke qenë pozitiv me korona, kurse distanca dhe higjiena nuk është respektuar.
“Edhe pse çifti i sapo martuar në Schwellbrunn ishte në dijeni për dasmorin e tyre të infektuar, ata nuk na kanë kontaktuar,” tha drejtori i shëndetësisë Yves Noël Balmer. Vetëm dy javë më pas është mësuar gjithçka.
Për të mos përfundar këtu, të rinjtë dasmorë nuk “kishin si të mungonin edhe në festën e madhe të tetorit Oktoberfest”. Kjo përkundër faktit që një pjesë e madhe e tyre e kanë ditur se kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.
Për t’iu larguar karantinës, ana nuk janë paraqitur te autoritetet, kurse në këtë formë vetëm se përkeqësojnë më shumë situatën shëndetësore.
Tashmë në këtë kanton, mesatarisht ka pesë herë më shumë të infektuar sesa në Gjermani.
Shpesh mendojmë se vetëm në vendet shqiptare organizohen dasma, por në fakt, një problem i tillë shfaqet edhe në vendin me diciplinë të lartë si Zvicra. Në fakt, sëpaku deri në stinën e pranverës, duhet të ruhemi nga organizimet e tilla./Foldrejt.com