Në kohën kur thuajse të gjithë shtetet e botës kanë ndaluar grumbullimin e personave dhe që të gjithë të ruajnë distancën prej dy metrave, ndodh që në dy vende të kontinentit europian, organizohen protesta: Hasanbegun e Shkupit dhe Berlinin e Gjermanisë.
“‘Qindra persona kanë demonstruar ilegalisht në Berlin. Pavarësisht ndalimit të prekjes fizike, ata u grumbulluan afër njëri-tjetrit për të protestuar ndaj kufizimeve të të Drejtave Themelore si pasojë e krizës së shkaktuar nga Kovid19. Rreth 100 policë me maska u munduan me vështirësi të shpërndajnë protestuesit,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e SPIEGEL.
Poashtu bëhet me dije se edhe javën e kaluar kanë protestuar disa persona në kryeqytetin gjerman.
Kjo protestë vjen në kohën kur Gjermania, sëbashku me Norvegjinë, Danimarkën, Çekinë dhe Austrinë kanë bërë me dije hapjen graduale të ekonomisë dhe shkollave. Bile në disa lande gjermane, bëhet me dije se do hapen edhe Qendrat Tregtare, por natyrisht me kushte për mos mbipopullim dhe ruajtjes së distancës./Foldrejt.com