Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot, një ditë pasi kandidati i opozitës ka marrë postin e kryebashkiakut të Stambollit, se Partia e tij për Drejtësi do të luftojë derisa Komisioni i Lartë Zgjedhor të marrë një vendim përfundimtar për zgjedhjet lokale të 31 marsit.
Pas 17 ditëve për ankesa dhe rivlerësim, Ekrem Imamoglu ka marrë detyrën të mërkurën, pavarësisht kërkesës së Erdoganit që zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit të anulohen dhe të përsëriten.
Duke folur me anëtarët e sindikatave, Erdogan ka thënë se Turqia duhet të përdorë në mënyrë efektive katër vjetët e ardhshme deri në zgjedhjet e rregullta, për të zgjidhur problemet ekonomike dhe të sigurisë.
Në zgjedhjet e 31 marsit, partia AK e Recep Tayyip Erdogan ka humbur kontrollin e kryeqytetit të këtij shteti, Ankarasë, për herë të parë në zgjedhjet lokale dhe është paraqitur për të pranuar edhe humbjen e qytetit të Stambollit.