Një zyrtar i lartë i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit i tha Reuters sot se Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka shtyrë një udhëtim të planifikuar në Kinë për shkak të tensioneve rreth një tullumbace spiune kineze që u pa mbi SHBA.
Sipas Reuters, Kina ka shprehur më parë keqardhjen që një aeroplan ‘civil’ u largua në territorin amerikan pasi doli nga kursi, duke shkaktuar tensione në marrëdhëniet SHBA-Kinë.
“Ne kemi vërejtur deklaratën nga Republika Popullore e Kinës, por prania e balonave në hapësirën tonë ajrore është një shkelje e qartë e sovranitetit tonë si dhe e ligjit ndërkombëtar dhe është e papranueshme që kjo të ndodhë”, tha zyrtari./FolDrejt/