Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Prishtinë, ku humbi jetën një person dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, transmeton Fol Drejt.
Rama njoftoi se pas kësaj ngjarjeje, mbajti një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, ku u diskutua për rëndësinë e sigurisë në kryeqytet.
“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë.
Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni.”, ka thënë kryetari Rama.