Dhuna e paprecedentë që tronditi Ekuadorin i mori jetën një lideri tjetër politik të hënën, duke e çuar numrin e vrasjeve të lidhura me politikën brenda katër javëve të fundit në tre, përfshirë atë të një kandidati presidencial, raporton AP.
Vrasja fatale e Pedro Briones, një udhëheqës lokal i Revolución Ciudadana, partia e ish-presidentit Rafael Correa, u konfirmua nga Luisa González, kryesuesja në zgjedhjet speciale presidenciale të së dielës dhe anëtare e së njëjtës parti.
Të shtënat kanë ndodhur në provincën veriore të Esmeraldas. Detajet nuk ishin të disponueshme menjëherë.
“Ekuadori po përjeton epokën e tij më të përgjakshme”, shkroi González në Twitter. “Një përqafim i përzemërt për familjen e kolegut Pedro Briones, të rënë nga duart e dhunës.”