Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në deklaratën e bërë nga Qeveria e Armenisë, thuhet se Pashinyan dhe Michel kanë diskutuar rreth përleshjeve të fundit në kufirin Azerbajxhan-Armeni, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë, ku theksohet se Pashinyan e informoi presidentin e Këshillit Evropian për situatën, gjithashtu thuhet se Armenia është e gatshme të bëjë përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.
Në kufirin Azerbajxhan-Armeni kanë shpërthyer përleshje të ashpra mes njësive ushtarake të dy vendeve.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria armene mbrëmë ka kryer provokime të shumta në drejtimet kufitare në Dashkasan, Kelbajar dhe Lachin./FolDrejt/