Presdienti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz konsultohen me kreun e shtetit kinez Xi Jiping për Ukrainën.
Në përpjekjet diplomatike për fundin e luftës në Ukrainë Gjermania dhe Franca po kërkojnë konsultime me Kinën.
Të martën është planifikuar një takim mes kancelarit Olaf Scholz, presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kreut të shtetit në Kinë Xi Jinping. Këtë e komunikoi presidenti francez Macron të hënën (07.03) në mbrëmje gjatë një veprimtarie elektorale në Poissy pranë Parisit.
Macron tha, se nuk po sheh ende ndonjë sukses në përpjekjet diplomatike deri tani që mund të ndikonin për fundin e luftës. Do të vazhdojmë të flasim me Rusinë, megjithëse është e vështirë të diskutosh me presidentin Putin.
Kina konsiderohet si partnere strategjike e Moskës. Të hënën Kina i mbështeti krahët vendit fqinj.
“Sado djallëzore të jetë stuhia ndërkombëtare, Kina dhe Rusia do t’i ruajnë vendosmëritë e tyre strategjike dhe do të çojnë përpara parneritetin gjithpërfshirës të bashkëpunimit në një epokë të re”, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Raportet midis dy vendeve konsiderohen “ndër marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale në botë”.
Macron tha, se Rusia nuk do të jetë e izoluar, duke iu referuar mënyrës se si votoi Kina në OKB. U arrit, që Kina javën e kaluar të abstenojë gjatë votimit të rezolutës për dënimin e luftës ruse në Ukrainë. /DW/FolDrejt/