Miroslav Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë.
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili dje nisi vizitën në Kosovë, duke u takuar fillimisht me Kurtin, për të vazhduar pastaj edhe me një sërë takimesh me liderët opozitarë për të marrë mendimin e tyre për dialogun Kosovë-Serbi, do të udhëtojë nesër për në Serbi, transmeton Fol Drejt.
Ai pritet të qëndrojë në shtetin fqinj që nga 29 qershori deri më 1 korrik.
Gjatë vizitës së tij ai do të takohet me presidentin Vuçiq, kryeparlamentarin Daçiq, si dhe me liderë të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Serbi. /FolDrejt/