Shkollat publike në Denver janë ngritur në grevë, mësuesit zviceranë po protestojnë, ndërsa edhe në Ballkan nuk janë të pakta gravat në arsim. Kërkesat janë shpesh të ndryshme, por kanë diçka të përbashkët – rritjen e rrogave.
Në Zvicër mësimdhënësit protestuan para tre vitesh pasi nuk ishin të kënaqur me pagën e tyre që fillon nga 7000 franga në muaj, ngjashëm tani ndodh edhe me shkollat publike të Denverit në SHBA, të cilët kanë filluar grevën të hënën (11 shkurt), të cilët janë të pakënaqur me rrogat dhe nuk po gjejnë marrëveshje me udhëheqësit qeveritarë prej 15 muajsh, shkruan foldrejt.com. Unioni i mësimdhënësve në Denver kërkuan 28.5 milion dollarë kompenzim. Një mësues në SHBA paguhet rreth 50-60 mijë dollarë në vit.
Kjo është greva e parë e mësimdhënësve në Denver pas 25 vitesh.
Një grevë të ngjashme kishte edhe në Kosovë ku profesorët e gjimnazit arritën të ngrejnë rrogën deri në 620 euro, kurse ata me kualifikim master ngritje plus 50 euro të rrogës. Në Maqedoni një mësimdhënës merr pak më pak se 400 euro në muaj./Foldrejt.com