Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III dhe Mbretëresha Camilla vizituan Irlandën e Veriut, vizita e tyre e parë jashtë Anglisë që nga kurorëzimi më 6 maj.
Vizita zyrtare dyditore e çiftit që filloi të mërkurën vazhdoi me takime me komunitetet në Enniskillen dhe Armagh, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Në Armagh, mbreti po viziton katedralen e kishës së Shën Patrikut të Irlandës, ku Madhëria e Tij do të takohet me përfaqësues nga Kisha e Irlandës, Kisha Katolike Romake, Kisha Presbiteriane, Kisha Metodiste dhe Këshilli Irlandez i Kishave”, thuhet në deklaratën e Zyrës për komunikim të Pallatit Mbretëror.
Gjithashtu çifti mbretëror u takua edhe me përfaqësues të komunitetit, sektorët vullnetarë dhe të trashëgimisë në Fermanagh në Kështjellën Enniskillen.
Vizita e fundit e Charles në Irlandën e Veriut u zhvillua shtatorin e vitit të kaluar, më pak se një javë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Charles u ngjit në fron më 8 shtator 2022, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, e cila qëndroi në fron për dekada të tëra.
Më 6 maj, në shërbimin e parë të kurorëzimit në gati 70 vjet, ai u kurorëzua së bashku me Mbretëreshën Camilla në Westminster Abbey, vendi ku janë kurorëzuar mbretërit në Britani që nga viti 1066, gati një mijë vjet më parë./FolDrejt/