Pas lajmit “Foto/ Uebi zyrtar i MAShTI-t, “mbyll” Divizionin Për Komunikim” i publikuar para pak minutash nga Fol Drejt, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), kanë sqaruar se uebi zyrtar, është në proces të ridizajnimit.
“Ueb faqja e Ministrisë ështe duke u ridizajnuar. Jemi detyruar ta lëshojmë në përdorim pa përfunduar komplet, për shkak se ueb faqja e vjetër është mbyllur për shkak të sigurisë nga ASHI.
Prandaj, jemi duke punuar që të plotësojmë edhe të dhënat për të gjitha departamentet dhe divizionet.
Ju informoj se tashmë është kompletuar me të dhëna edhe Divizioni për Komunikim Publik” – thuhet në përgjigjen e MAShTI-it për Fol Drejt.
Përndryshe, ky është lajmi i publikuar orë më parë:
Foto/ Uebi zyrtar i MAShTI-t, “mbyll” Divizionin Për Komunikim