Pak më parë Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi paralajmëroi kallëzim penal për ministren e arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavcit, në lidhje me subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore.
Njëjtë sikur LDK ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj Nagavcit, përcjell Fol Drejt.
“Sot ne do t’i bëjmë kallëzim penal ministres së Arsimit, sepse është përgjegjëse direkte për privimin e 210 mijë nxënësve, duke mos realizuar një kompetencë të saj ligjore. Ne do t’i bëjmë një kallëzim penal ministres në këtë rast”, u shpreh Tahiri.
Përveç kësaj ata folën edhe në lidhje me mungesën e pozitës në seancën e thirrur nga vetë ata, duke thënë se kjo çështje është shumë me rëndësi dhe është papërgjegjësi mungesa e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës./FolDrejt/