Opozita e la lëshuar senacën e kuvendit, për shkak të vonesave dhe prites së deputetëve të opozitës.
I pari këtë e bëri të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e pastaj edhe Abelard Tahiri i PDK-së, i cili tha se kërkojnë përgjegjësi dhe angazhim më serioz nga pozita, përcjell Klankosova.tv.
Pas tyre, foli edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja i cili tha se në këtë seancë nuk kishte kushte pune dhe sipas tij seanca duhej të mbyllej.
E në sallë qëndroi vetëm deputetja, Albena Reshitaj e cila tha se do të votojë pro vazhdimit të masave emergjente nga Qeveria e Kosovës.
“Mendoj se ne të gjithë duhet të jeni vigjilent dhe duhet të përkrahim çdo mundësi të masave emergjente për ta tejkaluar krizën energjetike të cilën vetëm e kemi shumë afër”, u shpreh Reshitaj.