Ylli brazilian Neymar nuk ka gjasa të luajë për pjesën e mbetur të fazës së grupeve të Kupës së Botës, por mund të luajë pjesën tjetër të turneut nëse Brazili kalon tutje në fazën e eleminatorëve.
Ylli brazilian mbeti me lot në sy në stolin e Brazilit pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fund të ndeshjes që u fitua 2-0 nga Brazili kundër Serbisë të enjten. Sulmuesi kishte teste për dëmtimin të premten dhe u konfirmua se ai nuk do të luajë kundër Zvicrës të hënën, por burime pranë lojtarit kanë thënë për GOAL se ai është optimist se turneu për të nuk ka përfunduar, transmeton Fol Drejt.
Edhe pse sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk do të luajë kundër Zvicrës, ka një shans të vogël që ai të përfshihet së paku në stol për ndeshjen kundër Kamerunit më 2 dhjetor. Nëse Brazili kalon në fazën eliminatore, 30-vjeçari ka të ngjarë të kthehet në garë në 11-shen startuese.
Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë i Brazilit dhe Juventusit, Danilo, gjithashtu nuk ka gjasa të luajë në pjesën e mbetur të fazës së grupeve, që do të thotë se Eder Militao ose Dani Alves do të zënë vendin e tij në mbrojtje./FolDrejt/