I biri i Hysni Gucatit, Musli Gucati u shpreh i emocionuar pasi që babai i tij tashmë gjendet në Kosovë.
Ai theksoi se pas lirimit të babait, presin edhe lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë që po mbahen në Hagë.
“Jemi në pritje të avokatëve në takim me ata me na tregu procedurat e tjera… Familja, shoqëria dhe të gjithë në vendlindjen e tij dhe në gjithë Kosovën ,ka qenë emocion shumë i mirë, e kanë pritur të gjithë krahë hapur, mezi e kanë pritur lirimin e tij po edhe mezi presin edhe lirimin e tjerëve që po mbahen”, u shpreh Gucati.
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në shtëpi. Pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, ai u prit nga familjarë, të afërm dhe pjesëtarë të organizatës.