Për afro tre muaj Qendra e Studentëve ka shërbyer si vend i karantimit të personave të ardhur nga vendet e jashtme.
E nga e premtja e javës së kaluar konviktet janë boshatisur.
Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët, të cilët ishin banues të konvikteve e që nuk kanë tërhequr gjësendet e tyre një gjë të tillë mund të bëjnë nga data 3, 4 dhe 5 qershor.
“Njoftojmë studentet banuese të konviktit nr.VI se pas pastrimit dhe dezinfektimit të këtij konviktit mund të vijnë dhe të bëjnë tërheqjen e gjërave të tyre personale. Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).”, thuhet në njoftim.