Sot Estonia ndaloi hyrjen e automjeteve me targa ruse në territorin e vendit, pasi Letonia dhe Lituania bënë të njëjtën gjë.
Është një lëvizje e përbashkët dhe e koordinuar, e cila është miratuar në përputhje me interpretimin e fundit të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, raporton AP.
Estonia prezantoi masën këtë mëngjes, duke u përafruar me veprime të ngjashme të ndërmarra nga Letonia dhe Lituania në fillim të kësaj jave, transmeton Fol Drejt.